AKTUALITET /

Kanabis në proces tharje dhe qindra fidanë brenda banesës në Malësi të Madhe, në kërkim autori 49 vjeçar

Kanabisi u gjet në proces tharje ndërsa u sekuestruan 373 fidanë të mbjellë nga 49 vjeçari P.C.

Shkruar nga Versus
Kanabis në proces tharje dhe qindra fidanë brenda banesës në
Fidanët e kanabisit të sekuestruar

Shkodër- Një 49 vjeçar i identifikuar si P.C është shpallur në kërkim nga policia në Malësi të Madhe pasi në banesën e tij u gejtën 373 fidanë dhe 52 bimë kanabisi.

Mësohet se kanabisi u gjet në proces tharje në fshatin Gruemirë.

Fidanët dhe bima narkotike u sekuestruan në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë kriminale.

Poll