
Endri Meksi, pronari i MCN TV është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ende nuk dihet konkretisht se për çfarë është thirrur nga prokurorët e posaçëm.
Por më herët, Meksi ka denoncuar 2 kërcënime me jetë, mes të cilave një rast ku persona të maskuar kishin zbritur pranë televizionit të tij për ta dhunuar me shkopinj bejsbolli.
Meksi ka folur gjithashtu për skandalin e AKSHI-t duke dhënë detaje lidhur me aferat në të cilat janë të përfshirë biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të dy të shpallur në kërkim nga SPAK për një sërë veprash penale. Versus.al



