Durrës- Një 36 vjeçar me dy emra i identifikuar si Fatjon alias Bledar Berisha është arrestuar nga forcat operacionale pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.
Gjykata e Romës në Itali kishte caktuar ndaj tij masën e ‘arrestit me burg’ për veprat penale trafik droge në kuadër të organizatës kriminale.
Sipas legjislacionit penal Italian, kjo vepër parashikon dënimin maksimal deri në 20 vite burg. Vijon bashkëpunimi ndërinstitucional për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane. Versus.al







