AKTUALITET /

Kërkoi lirimin pasi u mbyllën hetimet, GJKKO lë në burg Ilir Metën

Ilir Meta kishte kërkuar lirimin me argumentin se nuk ekziston më rreziku i shkatërrimit të provave, pasi procesi hetimor është mbyllur dhe çështja është në dorë të gjykatës.

Shkruar nga Versus

Kërkoi lirimin pasi u mbyllën hetimet, GJKKO lë në burg Ilir

Gjyqtari i posaçëm, Erjon Çela, ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, duke e lënë në fuqi “arrestin në burg”.

Megjithëse hetimet ndaj tij janë përfunduar dhe dosja ka kaluar për gjykim, ish-Presidenti do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Ilir Meta kishte kërkuar lirimin me argumentin se nuk ekziston më rreziku i shkatërrimit të provave, pasi procesi hetimor është mbyllur dhe çështja është në dorë të gjykatës.

Më 4 gusht 2025, SPAK i komunikoi zyrtarisht Metës përmbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.

Ish-Presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me dosjen për lobimin e LSI-së në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe që atëherë qëndron në paraburgim me masën “arrest në burg”.

Poll