AKTUALITET /

Kishin konflikte të mëparshme dhe po divorcoheshin, detaje të reja nga vrasja që tronditi Orikumin!

Burime bëjnë me dije se çifti kishte pasur probleme familjare dhe më herët kishin qenë në proces divorci.

Shkruar nga Versus
Kishin konflikte të mëparshme dhe po divorcoheshin, detaje të
Banesa ku jetonte çifti

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë është regjistruar sot në Orikum të Vlorës, ku 52 vjeçari Llogora Xhebroi ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij, 48 vjeç Sose Xhebroin dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.

Sipas të dhënave paraprake, 52-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është dërguar fillimisht në urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me shenja dhune në trup dhe në zonën e qafës.

Pas kthimit në banesë, 48-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë gjetur pa shenja jete autorin e dyshuar në garazh, i vetëvrarë me armë zjarri.

Pranë trupit të tij është sekuestruar një armë zjarri tip “Glock” dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Burime bëjnë me dije se çifti kishte pasur probleme familjare dhe më herët kishin qenë në proces divorci.

Ata janë prindër të dy djemve të rritur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./ Versus.al

Poll