
Temperaturat e ulta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë ndikuar tek prodhimet e fermerëve.
Në Lushnjë, ngricat kanë dëmtuar me mijërra rrënjë domate që ishin të mbjella brenda serave
Prodhimet janë dëmtuar, gjë e cila i ka detyruar fermerët ti shkulin nga toka dhe të përgatiten për të mbjellë bimë të tjera. Prodhimet e dëmtuara, përkthehen në të ardhura të humbura për fermerët të cilët sigurojnë jetesën me prodhimet që furnizojnë tregun vendas./Versus.al

