
Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ndërroi jetë në mënyrë të papritur gjatë natës, teksa po qëndronte në një hotel në Kavajë. Ai ndodhej në qytet pas një ftese nga kryetari i kësaj bashkie.
Daum kishte planifikuar një takim me një person në hollin e hotelit, ditën e sotme.
Rreth orës 10:20, personi i interesuar është paraqitur në recepsion, por ish-diplomati nuk është përgjigjur në telefon.
Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për kontakt, stafi i hotelit ka hyrë në dhomë dhe fatkeqësisht e ka gjetur atë të pajetë në shtrat. Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale./Versus.al







