Për një 30-vjeçare korçare, jo vetëm që "nën këmbët e nënës nuk gjendet parajsa", por "druri ka dalë nga xheneti" ndaj dhe "kush të rreh të do"... Tashmë nuk kemi vetëm raste të ushtrimit të dhunës nga bashkëshorti ndaj gruas së vet, por gjithnjë e më shpesh po rregjistrohen dhe raste të personave që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve.
I tillë është edhe rasti i fundit në Korçë, kur një 30-vjeçare ka goditur nënën e saj. Vajza tashmë është në pranga për dhunë në familje dhe nëse nëna nuk tërheq denoncimin, siç shpesh edhe ndodh, e reja duket se "do ta ketë "pisk.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen E. S., 30 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.







