AKTUALITET /

Komedi në KPP/ ABS: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t nuk e kemi bërë ne, na kanë piratuar e-Albanian

Komisioni i Prokurimeve Publike është përballur me një situatë të paprecedentë, teksa kompania Advanced Business Solutions ka dërguar me urgjencë një shkresë duke kërkuar anullimin e tërheqjes nga ankimimet për tenderat e AKSHI-t. Në shkresë, kompania me pronarë Geron Meçen thotë se kërkesën për t'u tërhequr nga ankimimet nuk e ka bërë ajo, por dikush tjetër që i ka piratuar llogarinë në e-Albania.

Shkruar nga Versus

Komedi në KPP/ ABS: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t

Komisioni i Prokurimeve Publike është përballur me një situatë të paprecedentë, teksa kompania Advanced Business Solutions ka dërguar me urgjencë një shkresë duke kërkuar anullimin e tërheqjes nga ankimimet për tenderat e AKSHI-t.

Në shkresë, kompania me pronarë Geron Meçen thotë se kërkesën për t'u tërhequr nga ankimimet nuk e ka bërë ajo, por dikush tjetër që i ka piratuar llogarinë në e-Albania.

"Ditën e sotshme, me datë 13.08.2025 jemi vënë në dijeni përpara faktit se me datë 12.08.2025, persona të paautorizuar kanë arritur të ndërhyjnë në llogarinë tonë në e-albania duke ngarkuar dokumente në seksionin e ankesave drejtuar institucionit tuaj sipas të cilave deklarohet “dorëheqje e ankimit të paraqitur” për disa procedura prokurimi," thuhet në shkresën urgjente që kompanitë Advanced Business Solutions dhe Datalog i kanë nisur komisionit të Prokurimit.

Komedi në KPP/ ABS: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t

Shkresa e ABS ne KPP

Advanced Business Solution dhe Datalog janë në luftë të ashpër me AKSHI-n. Deri pak ditë më parë, ato kishin 4 tendera të mëdhenj të AKSHI-t në procedurës ankimimi në Komisionin e Prokurimit Publik. Por befas, në datën 12 gusht në faqen e KPP-së u shfaqën kërkesat e të dy kompanive për tërheqjen nga ankimimi i secilit prej tenderave në proces.

Ky vendim zgjoi jo pak habi në tregun e IT-s, teksa të gjithë përpiqeshin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur, që Geron Meçe ishte tërhequr nga lufta ballore me AKSHI-n. Por tashmë kompania thotë se nuk e ka bërë ajo tërheqjen.

Kompania Advanced Business Solutions ka kontrata për sigurinë kibernetike në disa institucione të shtetit shqiptar. Por kompanisë, që duhet të ruajë integritetin e infrastrukturës kibernetike të shtetit i kanë piratuar llogarinë e saj në e-Albania.

Deri dy vjet më parë ABS ishte kontraktori kryesor i AKSHI-t duke marrë miliarda lekë tendera me gara të kompromentuara dhe madje edhe me procedura sekrete. Por në mënyrë të papritur, në gjysmën e dytë të vitit 2023 kompanisë iu heq çdo akses nga fondet publike. Vendin e ABS si kontraktori më i madh në tenderat e AKSHI-t e mori Soft & Solution e Ermal Beqirit.

Që nga ajo kohë, ABS e Gerond Meçes ka ankimuar thuajse çdo tender të zhvilluar nga AKSHI. Situata u bë aq kritike saqë e çoi AKSHI-n në bllolkim të plotë dhe këtë vit Agjencia nuk ka arritur të mbylle dot asnjë procedurë prokurimi, ndonëse ka tenderuar mbi 70 milionë euro./Kapitali.al

 

 

Poll