Portali online i Radio Televizionit Shqiptar dhe llogaritë e saj në rrjetet sociale kanë rënë pre një sulmi kibernetik, por ende nuk dihet ekzaktësisht se kush janë autorët.
Radio Televizioni Shqiptar ka pranuar në rrjetet sociale vjedhjen e përkohshme të llogarive në rrjetet sociale, ndërsa lajmëron se po punon për rikthimin e sigurisë kibernetike dhe fshirjen e postimeve me përmbajtje sensitive.
“Llogaria jonë ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar postime të paautorizuara.
Ju keshillojmë te mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe té raportoni çdo aktivitet te pazakonté.
Faleminderit për mirëkuptimin”,- thuhet në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar në rrjetin social Facebook.
Mediat e Kosovës pretendojnë se uebsajti është sulmuar nga hakera serbë, të cilët pasi e kanë përvetësuar kanë filluar të postojnë lajme dhe tituj të rremë. Versus.al







