AKTUALITET /

“Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën!

Besimtarët ortodoksë në Shqipëri kremtojnë Pashkët me meshë solemne dhe lutje për paqe, ndërsa Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u mbush me besimtarë që ndezën qirinj për simbolin e ringjalljes

Shkruar nga Versus

“Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë në të

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin festojnë sot Pashkët Ortodokse, një nga festat më të rëndësishme të besimit të krishterë.

Me lutje për paqe, shëndet dhe mirësi, ata ndoqën meshën e ngjalljes së Jezu Krishti në kisha dhe katedrale në mbarë vendin.

Në Tiranë, mesha e shenjtë u kremtua në Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, nën drejtimin e Kryepeshkopit Joan.

Besimtarët ndezën qirinj për të marrë me vete dritën simbolike të ringjalljes së Krishtit, duke e çuar atë në familjet e tyre si shenjë shprese dhe besimi.

Festimet do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel, me vizita familjare dhe urime mes besimtarëve.

Pashka ortodokse kremtohet të dielën e parë pas ekuinoksit të pranverës, konkretisht pas hënës së parë të plotë të muajit. Sipas besimit të krishterë, ajo simbolizon kalimin nga vdekja në jetë, nga e Premtja e Madhe – dita e kryqëzimit – në të Dielën e Pashkëve, kur Krishti ringjallet./Versus.al

Tags:

pashket

Poll