AKTUALITET /

“Kujdes, mund t’ju marrin WhatsApp-in”, policia thirrje shqiptarëve: Mos klikoni mesazhet e dyshimta

Shkruar nga Versus

“Kujdes, mund t’ju marrin WhatsApp-in”, policia thirrje

Disa përpjekje për të marrë aksesin në llogari të ndryshme të whatsapp-it janë raportuar së fundmi në Shqipëri. Policia ka dalë me një njoftim për qytetarët duke u bërë thirrje që të mos klikojnë nëpër linqe mashtruese që kanë si qëllim t’u marrin llogaritë.

Në mesazhe, mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme ku kërkojnë që të votoni në një konkurs ose të konfirmoni një veprim, më pas u kërkohet të vendosin kodin 6-shifror të verifikimit të whatsapp.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në linke të dyshimta edhe nëse u dërgohen nga të njohurit. Ndërsa për tentativat e mashtrimit, qytetarëve u bëhet thirrje që të paraqiten në polici për t’i denoncuar. Versus.al

Poll