Lezhë- Gjykata ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg në total tret ë arrestuarit në prill të 2024-ës për kultivimin e lëndëve narkotike në një stan të fshatit Kashnjet ku u gjetën 2973 bimë kanabisi me pajisje ventilimi.
Të dënuarit janë Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit socialist Eduart Ndreca si dhe Elvis Shpellzaj dhe Armel Ndikdukaj. Të tre kanë përfituar lehtësimin e dënimeve nga gjykimi i shkurtuar.
Konkretisht, Armando Ndreca do të vuajë dënimin me 4 vite e 4 muaj burg që i llogaritet që prej ditës së arrestimit në flagrancë, Elvis Shpellzaj do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, si dhe Armel Ndikdukaj 6 vite e 8 muaj burg.
Vendimi i gjykatës së Lezhës:
Trupi gjykues për gjykimin e çështjen penale nr.332 të vitit 2024 i kryesuar nga gjyqtari Lirim Bulica, dhe me anëtar gjyqtare Irma Cacaj dhe Eglantina Biba vendosi që përfundimisht Elvis Shpellzaj të dënohet me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim dhe Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, paragrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Elvis Shpellzaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Elvis Shpellzaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të fillojë nga data e arrestimit në flagrancë të tij dhe pjesa e pa vuajtur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nidukaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nidukaj për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, paragrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nikdukaj për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Armel Nikdukaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Armando Ndreca dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të fillojë nga data e caktimit të masës së sigurimit arrest në burg dhe pjesa e pa vuajtur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, lënda e narkotike e sekuestruar të asgjësohet.
Shpenzimet procedurale gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore të parapaguara nga shteti u ngarkohen solidarisht të pandehurve. Versus.al

