
Prokuroria e Fierit ka dërguar për shqyrtim pranë gjykatës, masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në dhunimin e 17-vjeçares në Fier, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik pas publikimit të pamjeve të dhunës në rrjetet sociale.
Kështu, prokuroria kërkon "arrest me burg" për 19-vjeçaren Leonela Lamaj, e cila akuzohet si një nga autoret kryesore të dhunës ndaj të miturës.
Po ashtu, ndaj 15-vjeçares me inicialet M.K. është vendosur masa "arrest me burg", ndërsa Prokuroria ka urdhëruar edhe trajtimin e detyruar të saj në një spital psikiatrik, për shkak të gjendjes së saj.
Ndërkohë, për 15-vjeçaren tjetër me inicialet K.D. është caktuar masa e sigurisë "arrest në shtëpi".
Masat e sigurisë pritet t'i nënshtrohen shqyrtimit në Gjykatën e Fierit, e cila brenda afatit ligjor prej 72 orësh do të vendosë nëse do t'i lërë në fuqi, do t'i ndryshojë apo do t'i shfuqizojë ato.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, pasi pamjet e dhunimit të 17-vjeçares u shpërndanë gjerësisht në internet, duke nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për ndëshkim të autorëve. Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilës prej të përfshirave.

