AKTUALITET /

“Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time vrava”, shokon me deklaratën bashkëshorti vrasës i 55-vjeçares në Shkodër, nuk shfaq pendesë

Burime nga hetimi bëjnë me dije se 64-vjeçari nuk është marrë ende në pyetje në mënyrë të plotë për shkak të gjendjes së tij psikologjike

Shkruar nga Versus

“Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time

Deklarata e parë jo zyrtare e autorit të vrasjes së 55-vjeçares në Shkodër, Bardha Ziçi e cila humbi jetën pasi u qëllua me armë gjahu ka qenë shokuese.

Ai mësohet të ketë thënë se “nuk ka bërë asgjë të keqe duke vrarë gruan e tij”.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se 64-vjeçari nuk është marrë ende në pyetje në mënyrë të plotë për shkak të gjendjes së tij psikologjike.

Ndërkohë, sipas informacioneve të siguruara nga grupi hetimor, ai nuk ka shfaqur pendesë menjëherë pas arrestimit.

Xhelozia e 64-vjeçarit Shtjefën Ziçi. mbetet pista kryesore mbi të cilën po ndërtohet e gjithë dinamika e krimit.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentet që paraprinë ngjarjen. Hetimet paraprake tregojnë se gjithçka nisi pas një debati mes bashkëshortëve, kur 64-vjeçari i kërkoi gruas telefonin celular.

 Pas konfliktit, ai u fut në banesë, mori armën e gjahut që e posedonte me leje dhe doli sërish jashtë, ku dyshohet se qëlloi dy herë në drejtim të 55-vjeçares, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes se ngjarja ishte aksidentale, hetuesit nuk e mbështesin këtë version.

Avokatët e autorit pretendojnë se ai kishte marrë armën për ta pastruar dhe nuk e dinte që ishte e mbushur me fishekë, ndërsa shtojnë se arma ishte ngarkuar disa ditë më parë nga bashkëshortja pa dijeninë e tij.

Megjithatë, provat e mbledhura deri tani, përfshirë pamjet filmike dhe dëshmitë e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nuk përputhen me këtë pretendim. Për këtë arsye, grupi hetimor vijon të hetojë xhelozinë si motivin kryesor të vrasjes.

Krimi ndodhi mesditën e 9 korrikut në unazën lindore të Shkodrës, pranë dyqanit ushqimor që çifti administronte. Sipas hetimeve, 55-vjeçarja tentoi të largohej sapo bashkëshorti mori armën, por nuk arriti t'i shpëtonte të shtënave./Versus.al

Poll