AKTUALITET /

“Ky është një proces historik”, Sazan Guri: Do të rrimë këtu derisa të kthejmë çdo pasuri publike

Ai u ndal edhe te çështja e tokës dhe pronave publike, duke kritikuar ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, të cilat sipas tij kanë krijuar mundësi për shitjen e tokës shqiptare.

Shkruar nga Versus

“Ky është një proces historik”, Sazan Guri: Do

Ambientalisti Sazan Guri ka deklaruar se protesta qytetare përpara Kryeministrisë do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të protestuesve.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Guri tha se kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë, por një proces historik, ndërsa kërkoi jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe kthimin e pasurive publike që, sipas tij, janë tjetërsuar.

“Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze. Kjo nuk është thjesht protestë e qytetarëve, por është një proces historik dhe do të rrimë këtu derisa ata të kthejnë pasurinë publike”, deklaroi Guri.

Ai u ndal edhe te çështja e tokës dhe pronave publike, duke kritikuar ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, të cilat sipas tij kanë krijuar mundësi për shitjen e tokës shqiptare.

“Me Kushtetutën dhe ndryshimet e vitit 2008 këta kanë vënë që kufijtë shtetërorë mund të tjetërsohen”, tha ambientalisti.

Guri përsëriti gjithashtu kërkesën për krijimin e një qeverie teknike apolitike, ndërsa prezantoi disa pika që sipas tij duhet të jenë baza e funksionimit të shtetit.

“Toka e shqiptarëve nuk shitet. Zona e mbrojtur nuk jepet. Zona publike nuk preket. Toka bujqësore nuk ka për t’u dhënë kurrë”, u shpreh ai.

Protesta përpara Kryeministrisë vijon prej ditësh, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do të qëndrojnë në shesh deri në realizimin e kërkesave të tyre./ Versus.al

 

 

 

 

 

Poll