
Ka nisur këtë mbrëmje, protesta e 57-të qytetare kundër qeverisë para Kryeministrisë.
Një prej aktivistëve që mori pjesë në protestë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lidhur besën me oligarkët dhe krimin e organizuar, ndaj qeveria e tij duhet të largohet.
“Rama priste që me rritjen e temperaturave kjo protestë të binte, por kjo është vera e vetmisë së madhe. Ai nuk do ta mbyllë dot verën sepse Revolucioni i Flamingove do të rrëzojë Ramën dhe qeverinë e tij”, deklaroi aktivisti.
Ai tha se prej 57 ditësh qytetarët po vijojnë rezistencën e tyre për të kërkuar ndryshim politik.
“57 ditë rezistencë për të bërë të mundur atë që ky kryeministër nuk e bëri për 13 vite, sepse është i pabesë. Ai lidhi besën me oligarkët dhe krimin e organizuar, ndaj ne i kërkojmë dorëheqjen”, u shpreh ai./Versus.al

