AKTUALITET /

VIDEO/ Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën! Në terren zjarrfikëset dhe policia

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur sipërfaqen e djegur apo nëse flakët paraqesin rrezik për banesat dhe objektet pranë zonës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele Pyllin e Sodës, pranë aksit rrugor që të çon drejt plazhit të Zvërnecit në Vlorë.

Sipas medieve flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, duke rrezikuar sipërfaqe pyjore në zonë.

Përveç zjarrit në Pyllin e Sodës, ndërhyrje po kryhen edhe në Dukat, pranë tunelit të Llogarasë, në zonën e Parkut të Mallrave dhe në Triport.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe as sipërfaqja e përfshirë nga flakët.

Menjëherë pas njoftimit për zjarrin, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll.

Ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse vijon me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera pyjore dhe mbrojtjen e zonës përreth.

Pylli i Sodës është një nga hapësirat e gjelbra me rëndësi pranë qytetit të Vlorës, ndërsa gjatë muajve të verës rreziku për zjarre shtohet për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e tyre./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

   

 

Poll