
Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Peshtanit, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje të mbuluar me shkurre dhe lisa.
Pas sinjalizimit për zjarrin, forcat zjarrfikëse të Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në zona të tjera.
Falë reagimit të shpejtë të ekipeve zjarrfikëse, zjarri është vënë nën kontroll dhe më pas është bërë e mundur shuarja e plotë e vatrës.
Aktualisht, shërbimet zjarrfikëse dhe autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të parandaluar riaktivizimin e flakëve, pasi temperaturat e larta dhe kushtet e thata favorizojnë përhapjen e zjarreve.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë rrethanat e ngjarjes./Versus.al

