
Një automjet tip Mercedes-Benz u përfshi nga flakët pasditen e sotme gjatë kohës që ishte në ecje tek Unaza e Re pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
Makina krijoi panik tek kalimtarët dhe shoferët e mjeteve që po kalonin aty pranë.
Raportohet se nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e djegies së makinës./ Versus.al

