AKTUALITET /

Makinat përplasen 'kokë më kokë' në Dhërmi, plagosen 4 persona

Shkruar nga Versus

Makinat përplasen 'kokë më kokë' në

Vlorë- 4 persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Dhërmi.

Dy automjete u përplasën “kokë më kokë” teksa qarkullonin.  Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se katër të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po vijojnë trajtimin në spital. Versus.al

Poll