
Automjeti tip “Porsche” që shihni në foto dyshohet se është përdorur nga Armand Shakaj për të transportuar dhe zhdukur trupin e 34 vjeçarit Eglant Koçi i cili dyshohet se është vrarë pasi prej ditësh nuk ka asnjë lajm rreth tij.
Mjeti i 41 vjeçarit të shpallur në kërkim, shihet se nuk ka njërin prej fenerëve, ndërsa dukshëm është përshtatur për rrugë malore. Kërkimet e policisë për 34 vjeçarin e zhdukur janë shtrirë në zonat rurale të Tiranës.
Provat e mbledhura deri tani, nga ambienti ku kishte hyrë Koçi ka dalë vetëm autori i dyshuar, i cili mendohet se më pas ai e ka transportuar 34-vjeçarin me këtë automjet. Sipas dyshimeve të deritanishme, shkak i ngjarjes të rëndë të jetë bërë një debat i ashpër mes dy shokëve të ngushtë për aktivitetin e paligjshëm të kriptovalutave, apo monedhave virtuale. Versus.al

