AKTUALITET /

"Kthesë" në hetimet për vrasjen e biznesmenit në Elbasan, arrestohet ekzekutori, në kërkim 2 autorët e tjerë (EMRI)

Shkruar nga Versus

"Kthesë" në hetimet për vrasjen e biznesmenit në

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Mond Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Ditën e djeshme u shpallën në kërkim 2 persona të dyshuar si autorët e ekzekutimit të 43 vjeçarit, konkretisht Marsel Arani dhe Armando Marku.

Por gjatë mbrëmjes, policia ka arrestuar 33 vjeçarin Nevzat Spaho, personin me precedentë penalë i cili sipas hetimeve paraprake, ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e biznesmenit. Arrestimi i tij është bërë në Përrenjas pas disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh nga strukturat e policisë së shtetit.

Njëri prej të shpallurve në kërkim, Marselo Arani është person me precedentë penalë dhe ishte nën 'arrest shtëpie' për kryerjen e veprës penale "pastrim parash", çështje për të cilën në qershor të këtij viti iu sekuestruan 14 pasuri që dyshohet se i kishte siguruar falë kryerjes së veprës penale të "shfrytëzimit për prostitucion" në Itali ku edhe ishte dënuar. 

Pas kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Agos i cili ia kishte dhënë për përdorim shtetasit Marsel Arani.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve mes dy ortakëve Xhino Ago dhe Mond Mëhalla, ndërsa grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Versus.al

Poll