
Një 21 vjeçar i identifikuar si Klajdi Lleshi është arrestuar nga policia pasi kishte kryer vjedhje të disa automjeteve në lagje të ndryshme të Durrësit dhe zona të ndryshme të qarkut të Dibrës.
I riu me banim në Bulqizë kishte vjedhur 4 automjete të markave: Benz, Toyota, Volksëagen dhe Ford Focus. Policia ka sekuestruar makinat e vjedhura.
Burime bëjnë me dije se 21 vjeçari i vidhte makinat për t’i shitur tek persona me precedentë penalë për krime të ndryshme që mund të kishin në plan të kryenin. Arrestimi i tij u bë pak minuta pasi kishte vjedhur një automjet në Bulqizë nga ku tentoi t’i largohej policisë në drejtim të Tiranës. Pas arrestimit u zbulua se kishte vjedhur edhe 3 automjete të tjera në Durrës. Versus.al
