AKTUALITET /

Mashtronin gjermanë nga Tirana për investime fiktive, SPAK shkatërron rrjetin kriminal: 5 të arrestuar, 3 në arrest shtëpie, 2 të shpallur në kërkim!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka çmontuar një grup kriminal që vepronte nga Tirana duke mashtruar shtetas gjermanë dhe duke u marrë shuma të mëdha parash.

Shkruar nga Versus

Mashtronin gjermanë nga Tirana për investime fiktive, SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka çmontuar një grup kriminal që vepronte nga Tirana duke mashtruar shtetas gjermanë dhe duke u marrë shuma të mëdha parash.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kolegët gjermanë, prokurori i posaçëm Eneid Nakuçi dha detaje për operacionin e koduar “Pandora”.

Sipas tij, janë arrestuar pesë persona dhe tre gra janë lënë në arrest shtëpie. Grupi mashtronte qytetarë gjermanë duke u paraqitur si oficerë policie dhe duke pretenduar se do t’i ndihmonin për të rikuperuar humbjet nga investimet në kriptomonedha dhe tregun “FOREX”.

Në fakt, këta individë i mashtronin qytetarët dhe përfitonin shuma të konsiderueshme nga llogaritë e tyre bankare.

Në prill të vitit të kaluar, SPAK zhvilloi një kontroll në ambientet e një call center-i të paligjshëm në Tiranë, ku u sekuestruan prova materiale të rëndësishme.

Hetimet zbuluan se të paktën 14 shtetas gjermanë janë viktima të këtij skemi mashtruese, me një dëm ekonomik që arrin në rreth 363 mijë euro.Versus.al

 

Poll