AKTUALITET /

Merret peng dhe dhunohet 31 vjeçari në Tiranë

Sipas uniformave blu bëhet me dije se Dashamir Pira e mbajti me forcë përreth 2 orë në automjet, ndërsa theksohet se edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj të riut.

Shkruar nga Versus

Merret peng dhe dhunohet 31 vjeçari në Tiranë

Një 31-vjeçar është marrë peng për rreth 2 orë në Tiranë, ndërsa për këtë rast policia bën të ditur se ka vënë në pranga autorin e dyshuar, një 44-vjeçar.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se Dashamir Pira e mbajti me forcë përreth 2 orë në automjet, ndërsa theksohet se edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj të riut.

Njoftimi i policisë:

Mori me forcë në automjet, një 31-vjeçar, i hoqi lirinë dhe e dhunoi, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi morën njoftim se një 31-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një shtetas, organizuan menjëherë punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. P., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë, në automjetin e tij, shtetasin L. M., 31 vjeç, i ka hequr lirinë, duke e mbajtur në automjet, për gati 2 orë, dhe e ka goditur me grushte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll