AKTUALITET /

Nadir Çausholli reagon ndaj akuzave në media: Sulm i orkestruar nga konkurrenti im, trafikanti Ilir Shehu

Në fund të reagimit të tij, Çausholli paralajmëron se të gjitha postimet dhe shkrimet e publikuara, përfshirë ato të sponsorizuara, do të ndiqen në rrugë ligjore.

Shkruar nga Versus
Nadir Çausholli reagon ndaj akuzave në media: Sulm i orkestruar nga
Nadir Çausholli dhe CFO Pharma
Nadir Çausholli dhe CFO Pharma

Kreu i CFO Pharma, Nadir Çausholli, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas disa shkrimeve të publikuara në media online, të cilat përmendin emrin e tij dhe të kompanisë që ai drejton.

Në një postim në Facebook, Çausholli deklaron se artikujt në fjalë janë të pabazuar dhe të sponsorizuar nga persona me interesa të caktuara. Ai pretendon se pas këtyre sulmeve qëndron Ilir Shehu, i njohur edhe me mbiemrin Pasholli, të cilin e cilëson si pronar të kompanive “Medicamenta” dhe “Mega Store”, si dhe konkurrent i tij në tregun e barnave.

Sipas Çaushollit, Shehu ka ndryshuar mbiemrin për t’i shpëtuar drejtësisë italiane, pasi ka qenë i dënuar atje për trafik droge. Ai e akuzon gjithashtu për përfshirje në kontrabandë barnash.

Çausholli hedh poshtë çdo lidhje të pretenduar me kompaninë italiane Chiesi, duke e cilësuar si një diversion për të devijuar vëmendjen nga qëllimi i vërtetë i sulmeve.

Ai akuzon portalet që kanë publikuar shkrimet se e kanë goditur sepse nuk u ka paguar për mbulim favorizues, duke shtuar se fushata ndaj tij është e motivuar nga interesa personale dhe konkurrenca tregtare.

Në fund të reagimit të tij, Çausholli paralajmëron se të gjitha postimet dhe shkrimet e publikuara, përfshirë ato të sponsorizuara, do të ndiqen në rrugë ligjore.

Kujtojmë se në muajin mars të këtij viti, godina e CFO Pharma, e ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, u qëllua me armë zjarri, duke shkaktuar dëme materiale në fasadën prej xhami. Ngjarja nuk pati të lënduar, por mbeti e pazbardhur nga autoritetet.

Nadir Çausholli është arrestuar më herët, më 31 tetor 2015, me akuzën për “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim me pasoja të rënda”, në lidhje me përfitime të dyshuara prej rreth 2.2 milionë euro nga fondi i barnave të rimbursueshme përmes kompanisë.

Reagimi i plotë:

Postimi i Çaushollit

“Mirëmbrëma për te gjithë miqtë e mi në FB. Pashë sot që një media online e dorës së tretë kishte nxjerrë një postim për kompaninë time sikur kompania Chiesi qenka mërzitur dhe paska zbuluar diçka. Ju bëj me dije qe kompania Italiane Chiesi s’ka asnjë lidhje. Mbrapa kësaj loje është vetëm Ilir Shehu pronar i Kompanisë Medicamenta dhe Mega Store. Ky është një konkurrent i joni. Sipas informacioneve që më nisin shumë farmaci mua dhe shume mediave, pasi panë këtë sulm fallso me thonë se:

1-Ilir Shehu (Pasholi) për të cilin thonë që ka ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të nënës sepse mbiemrin real të vetin e ka Pasholli pra quhej Ilir Pasholli. Po prapë sipas farmacive ky është dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe erdhi ne Shqipëri dhe për të humbur gjurmë ndryshoi mbiemrin në atë të nënës së vet. Sipas kësaj logjike pse nuk e kap ligji antimafia sepse është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe ka ndërtuar dy godina me lekët e drogës. A duhet ti bëhet hetim pasuror? A duhet ti bëhet sekuestro sipas ligjit antimafia? Ku i gjeti lekët për të ndërtuar dy godina kur ky ka qenë motoristi i Vini Pharmes?? Me këtë logjikë ka dhe dënimin me burg për të kryer sepse ju zhduk drejtësisë italiane duke ndryshuar mbiemrin. Ambasada e Italisë mund ta gjej me mbiemrin e ri

2-Ai është personazhi kryesor i trafikut të barnave kontrabandë dhe po prapë sipas farmacive ka 100 denoncime për të, por institucionet nuk veprojnë? E gjitha kjo skeme kontrollohet duke i bërë kryqëzimet e deklaratave doganore ne Itali dhe Shqipëri. Besoj se do gjenden shumë problematika të shumë llojeve. Me çfarë me thanë farmacitë një ish-punonjës e ka denoncuar për këtë pjese dhe të shohim.

3-Sipas një televizioni kombëtar ai është gjendur duke prodhuar Takipirinen suppost në Shqipëri të falsifikuar. Televizioni ka gati emisionin për të dhe s’besoj se mund ta paguajë për të mos ta nxjerrë.

Nuk do doja t’i besoja këto informacione qe me japin farmacitë por institucionet mund t’i verifikojnë dhe te na thonë për saktësinë e tyre. Pra, ky është sponsorizuesi i disa mediave online për sulmin sot ndaj meje.

Arsyeja reale pse me sulmon është sepse kompania e tij Italiane don t’ia heqë atij dhe don te na e japi neve. Ne s’kemi asnjë lloj lidhje me ato çfarë shkruhen te disa portale te cilave:

1-Disave nuk i bëjmë me pagesë dhe mezi presin mashtrime me sha.

2-Disa media të tjera thonë që unë dua të bej famë duke përdorur emrin tënd. Të lumtë dora

3-Disa kuptohet më kanë inat

4-Kam dhe ndonjë mik që postimet për mua kanë interes dhe shikueshmëri dhe kjo gjë i pëlqen dhe prandaj i poston.

Këto lajme s’kanë asnjë lloj burimi dhe këto media mezi presin për t’i postuar dhe për t’i bërë skupe. Ju e keni parë vetë që unë kam shumë kohë që sulmohem nga disa media online me lloj-lloj lajmesh, ku përdoret çdo lloj skenari për të shëmtuar figurën time.

Të gjitha këto postime që janë bërë dhe sponsorizuar sot do i ndjek ligjërisht. Foton e Ilir Shehut (mbiemri i vërtetë siç thonë farmacitë Pasholli) e morra nga interneti nga faqja e Prapaskenës por s’kam asnjë lloj lidhje me këtë media.” /Versus.al/

Poll