AKTUALITET /

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet mbahen të hënën në Universitetin e Arteve të Bukura

Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij.

Shkruar nga Versus
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet mbahen të hënën në
Artur Zheji

Nesër, më 25 gusht 2025, do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij.

Zheji ndërroji jetë papritur ditën e djeshme, 23 gusht, rreth orës 16:10, në një restorant pranë rrugës “Butrinti”.

Sipas burimeve zyrtare nga Spitali i Sarandës, Zheji ishte dërguar me urgjencë në repartin e emergjencës, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete. 

Dyshohet se shkaku i ndarjes së tij nga jeta ka qenë një arrest kardiak.

Prej pak ditësh ai gjendej së bashku me familjen në qytetin bregdetar dhe në fundjavë kishte planifikuar kthimin në kryeqytet për të rinisur punën në lidhje me emisionin e tij në Tv Abcneës "360 gradë". /Versus.al

Poll