AKTUALITET /

Ndërron jetë i paraburgosuri në IEVP Shkodër, ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bëhet fjalë për të paraburgosurin me inicialet Ç. J., i datëlindjes 10.11.1964, i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J.

Shkruar nga Versus

Ndërron jetë i paraburgosuri në IEVP Shkodër, ishte i

Një i paraburgosur ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në IEVP Shkodër, pasi pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bëhet fjalë për të paraburgosurin me inicialet Ç. J., i datëlindjes 10.11.1964, i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J.

Menjëherë pas konstatimit të gjendjes së tij, personeli shëndetësor i institucionit i dha ndihmën e parë dhe, për shkak të rëndimit të gjendjes, u vendos transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut.

Gjatë transportit dhe pas mbërritjes në urgjencën spitalore, stafi mjekësor kreu të gjitha procedurat e reanimimit kardiorespirator, por, pavarësisht përpjekjeve, mjekët konstatuan ndarjen e tij nga jeta.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përputhje me procedurat ligjore, janë njoftuar menjëherë organet kompetente, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Në orët e para të mëngjesit të datës 28.06.2026, në IEVP Shkodër u regjistrua një emergjencë shëndetësore. I paraburgosuri me inicialet Ç. J., i datëlindjes 10.11.1964, i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J., pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore, çfarë bëri të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të personelit mjekësor.
Personeli shëndetësor i institucionit i ofroi menjëherë ndihmën e parë dhe, për shkak të rëndimit të gjendjes, u vendos transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut.
Gjatë transportit, si dhe pas mbërritjes në urgjencën spitalore, stafi mjekësor kreu të gjitha procedurat e reanimimit kardiorespirator, por, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, mjekët konstatuan ndarjen e tij nga jeta.
Në përputhje me procedurat ligjore, organet kompetente janë njoftuar menjëherë dhe kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit dhe garanton bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.Versus.al

 

Poll