AKTUALITET /

Nënë Filja përfitoi shtëpi nga tërmeti, por pas vdekjes së bashkëshortit familjarët e tij e lanë pa banesë

Shkruar nga Versus

Nënë Filja përfitoi shtëpi nga tërmeti, por pas vdekjes

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe ish-drejtori i Qarkut Tiranë për Shërbimet Sociale, Alfred Muharemi, ka reaguar publikisht lidhur me rastin e nënë Files, historia e së cilës ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Sipas Muharemit, File Bulku ishte përzgjedhur si përfituese e programit të rindërtimit me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 8, datë 13 shkurt 2021. Megjithatë, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, pronësia e banesës ndryshoi dhe familja e të ndjerit u bë bashkëpronare, çka solli bllokimin e procesit të përfitimit.

Ai pretendon se familjarët e bashkëshortit kundërshtuan vijimin e procedurave, duke bërë që File Bulku dhe djali i saj, i cili është në spektrin e autizmit, të mos përfitonin nga programi i rindërtimit.

Muharemi ka sqaruar gjithashtu se institucionet sociale kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme për nënë Filen dhe djalin e saj, përmes ndihmës ekonomike, shërbimeve multifunksionale dhe një banese sociale me kushte bashkëkohore.

Sipas tij, banesa sociale është refuzuar nga vetë zonja Bulku, pasi ajo nuk dëshironte të largohej nga prona, me bindjen se kjo mund të ndikonte negativisht në konfliktin për të drejtat e saj mbi banesën.

Reagimi i plotë i Alfred Muharemit:

Sqarim Publik !

Kur kam qenë Drejtues i Qarkut Tiranë për Shërbimet Sociale, me Znj. File dhe djalin e saj sëbashku me Znj. @shutku_ariana e Njësisë së Vlerësimit dhe Referimit të Njësisë Administrative nr1 kemi marrë masat e nevojshme për ta mbështetur si vijon :

Znj. File ka qenë përfituese e programit të rindërtimit me VKB nr 8 datë 13.02.2021 por me ndarjen nga jeta të bashkëshortit, pronësia e pronës u tjetërsua duke u bërë bashkpronar dhe familja e të ndjerit të cilët edhe pas insistimeve tona nuk e përfituan programin pasi kishin qëllim që fëmija me spektrin autik të mos përfitonte pjesë duke u tërhequr nga programi.

Edhe për këtë gjë ata publikuan në emisionin Fiks Fare një material ku Znj. File ushtronte dhunë ndaj djalit kur ai ishte në moshën 8 vjeç gjë e cila me mbështetjen e shtetit u përfshi në programet e prindërimit dhe nuk pati më asnjë incident pas monitorimit nga struktura sociale.

Për Znj. File jemi kujdesur gjithë si aparat duke i ofruar mbështetje të vazhdueshme në pagesë, në shërbime multifunksionale dhe i garantuam një banesë sociale me kushtet më bashkëhore por nuk e pranoi kurrë për shkak se nuk donte të largohej nga banesa e saj sepse me të drejtë mendonte se nëse largoheshe nuk do të përfitonte asgjë nga lufta midis familjarëve.

Pra e kisha të nevojshëm këtë sqarim publik, pasi në mediat online po linçohet struktura sociale që ndaj Znj. File dhe djalit të saj nuk ka pasur aspak vëmendje nga qeveria. Jam i pikëlluar që linçohet puna e sektorit social në vend sepse falë këtij sektori me gjithë burokracit, me vlerësimin jo të merituar ku do donin kanë bërë punë heroike duke trajtuar çdo rast nevoje me humanizëm dhe pa orar.

Mirënjohje për gjithë kontributet që po mblidhen për Znj. File dhe djalin e saj dhe ftoj ta bëni në linkun  e mëposhtëm./Versus.al

Tags:

file bulku

Poll