AKTUALITET /

Zbardhet dinamika e tragjedisë në Roskovec: Çifti Plaka po niseshin për në punë kur u q*lluan nga ish-dhëndri

Shkruar nga Versus
Zbardhet dinamika e tragjedisë në Roskovec: Çifti Plaka po
Kosta dhe Belere Plaka/ Nertil Buzi

Janë zbardhur detaje të reja nga tragjedia e rëndë që tronditi fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ku humbën jetën tre persona.

Sipas informacioneve të siguruara, rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, 35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil Buzi, ka hyrë i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka.

Në ato momente, bashkëshortët Kosta (Arben) Plaka dhe Belerie Plaka po përgatiteshin të niseshin për në punë.

Menjëherë pas hyrjes në banesë, autori ka hapur zjarr ndaj tyre.

Kosta Plaka ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë.

Belerie Plaka u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se pesë orë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra.

Pas krimit, 35-vjeçari ka marrë me forcë 24-vjeçaren, me të cilën kishte pasur një lidhje për rreth nëntë vite, dhe është larguar nga pjesa e pasme e banesës.

Më pas ai është drejtuar drejt fshatit Kurjan, ku pas disa orësh ndjekjeje nga forcat e Policisë së Shtetit, e reja është lënë e lirë dhe pa lëndime.

Operacioni për kapjen e autorit ka vijuar për disa orë. Sipas të dhënave, efektivët e policisë kanë zhvilluar negociata me 35-vjeçarin për rreth shtatë orë, duke tentuar ta bindnin të dorëzohej.

Megjithatë, ai ka refuzuar të vetëdorëzohej dhe në fund i ka dhënë fund jetës, duke kryer vetëvrasje.

Ngjarja, që dyshohet se lidhet me një histori personale të nisur vite më parë, është mbyllur në mënyrën më tragjike, duke lënë pas tre viktima, një të re të shpëtuar pa lëndime dhe dy familje të përfshira nga dhimbja./Versus.al

Tags:

refit buzi

Poll