AKTUALITET /

VIDEO+EMRAT/ Armë, municion dhe drogë në lokal, tre persona bien në prangat e Policisë së Shkodrës

Shkruar nga Versus
VIDEO+EMRAT/ Armë, municion dhe drogë në lokal, tre persona bien
Pamje nga operacioni i policise

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shkodrës, pas një kontrolli të ushtruar në ambientet e një lokali në lagjen “Vasil Shanto”, ku u gjetën armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike.

Në flagrancë u arrestuan Elzner Kurmemaj, 42 vjeç, banues në Shkodër, si dhe dy 18-vjeçarë, Albion Idrizi dhe Indrit Avdyli, ky i fundit banues në Londër. Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 42-vjeçarit u sekuestrua një pistoletë, municion luftarak dhe një dozë lënde të dyshuar kokainë.

Në momentin e ndërhyrjes, me të ndodheshin edhe dy të rinjtë, të cilët u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit ndaj Albion Idrizi policia gjeti dhe sekuestroi gjithashtu një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Operacioni policor është koduar “Siguria” dhe është zhvilluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar "SIGURIA".
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me strukturat e tjera të

Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar " SIGURIA".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• E. K., 42 vjeç, banues në Shkodër;
• A. I., 18 vjeç, banues në Shkodër;
• I. A., 18 vjeç, banues në Londër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. K., i cili ndodhej në ambientet e një lokali në lagjen "Vasil Shanto", në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dhe një doze të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu, në momentin e kontrollit, së bashku me shtetasin E. K. ndodheshin shtetasit A. I. dhe I. A., të cilët u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. I. u gjet dhe u sekuestrua një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll