Live Updates /

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Furgoni përmbyset në rrugë, humb jetën drejtuesi. 12 të plagosur mes tyre një fëmijë dërgohen në spital

Një person ka humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku u përfshi një furgon i linjës Berat-Tiranë. Sipas policisë, drejtuesi i furgonit mbërriti në spital pa shenja jete, ndërsa 12 të lënduar po marrin ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Autoritetet bëjnë me dije se shtatë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, mes tyre edhe një fëmijë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një atak kardiak i drejtuesit të furgonit, i cili mund të ketë humbur kontrollin mbi mjetin.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Një person ka humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku u përfshi një furgon i linjës Berat-Tiranë. Sipas policisë, drejtuesi i furgonit mbërriti në spital pa shenja jete, ndërsa 12 të lënduar po marrin ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Autoritetet bëjnë me dije se shtatë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, mes tyre edhe një fëmijë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një atak kardiak i drejtuesit të furgonit, i cili mund të ketë humbur kontrollin mbi mjetin.

3 Postime
39 MINUTA ME PARE

Një fëmijë dhe 5 të plagosur në gjendje të rëndë nga aksidenti në autostradë, Spitali i Traumës: Shoferi mbërriti pa shenja jete

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/

Spitali i Traumës ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga aksidenti tragjik me autobus në autostradën Durrës-Tiranë, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe mbetën të plagosur disa pasagjerë.

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma, bëri të ditur se shoferi i autobusit mbërriti në spital pa shenja jete, ndërsa një pjesë e të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas tij, në spital janë trajtuar dy të mitur. Një fëmijë 8-9 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr trajtim intensiv, ndërsa një 14-vjeçar është shtruar në repartin e observimit.

Po ashtu, pesë pacientë të moshës 30 deri në 50 vjeç po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Dy prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk është konfirmuar ende, dhe gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Ndërkohë, pesë të plagosur të tjerë janë stabilizuar në urgjencë dhe nuk paraqesin rrezik për jetën.

"Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti", u shpreh Agustin Suma.

Mjekët vijojnë të monitorojnë gjendjen e të lënduarve, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë informacion të ri mbi ecurinë e tyre shëndetësore.Versus.al

56 MINUTA ME PARE

Detaje nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Viktima është drejtuesi i furgonit, barriera çau tejpërtej mjetin (VIDEO)

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja mbi aksidentin e rëndë të ndodhur rreth orës 15:00 në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia, ku një autobus me pasagjerë doli nga rruga dhe u përmbys.
Sipas të dhënave të përditësuara, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i autobusit, shtetasi R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë. Ndërkohë, 12 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë.
Nga të lënduarit, shtatë ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë po marrin trajtim mjekësor.
Policia sqaroi edhe deklaratën e mëparshme, ku u njoftua gabimisht për dy viktima dhe 15 të plagosur. Sipas autoriteteve, konfuzioni u krijua për shkak të situatës së rënduar në vendngjarje dhe transportimit të të dëmtuarve në spitale të ndryshme.
Një fëmijë, i cili mbërriti në një spital privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë falë ndërhyrjes së ekipit mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas ai u transportua në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet nën kujdes intensiv.
Sipas grupit hetimor, autobusi ka humbur kontrollin, është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe një prej barrierave metalike ka depërtuar në mjet, duke e bërë aksidentin edhe më të rëndë.
Hetimet paraprake tregojnë se një nga shkaqet e mundshme është humbja e kontrollit nga drejtuesi i autobusit, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë pësuar një atak kardiak gjatë drejtimit.Versus.al

 

3 ORE ME PARE

VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Tiranë-Durrës, dyshohet për viktima

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë–Durrës, ku një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa numri i të lënduarve ende nuk është bërë i ditur.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e pasagjerëve nga mjeti dhe dhënien e ndihmës së nevojshme./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll