AKTUALITET /

Padia e deputetit të PS ndaj Xhelal Mziut, GJKKO pushon çështjen

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, PD ndaloi një makinë në Maqellarë për të cilën Mziu akuzoi Malajn se po shpërndanin para për blerjen e votave.

Shkruar nga Versus
Padia e deputetit të PS ndaj Xhelal Mziut, GJKKO pushon
Agron Malaj, Xhelal Mziu

Gjykata e Posaçme ka pushuar gjykimin për padinë e deputetit të PS, Agron Malaj kundrejt deputetit të PD, Xhelal Mziu për veprën penale të “Shpifjes e kryer botërisht”.

Padia e Malajt erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku ky i fundit tha se një automjet po shpërndante para  në Maqellarë me qëllim blerjen e votave në favor të PS. Versus.al

Poll