
Disa javë pas hakerimit të faqes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” pretendon se ka hakuar edhe sistemet e Postës Shqiptare.
Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë në rrjetin “Telegram”, hakerat shkruajnë se disponojnë të gjitha të dhënat e Postës Shqiptare.
“Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3 për disa muaj me radhë”, thuhet në reagimin e tyre në Telegram.

Ndërkohë pas një verifikimi të bërë në ëebsite-n zyrtar të postës, rezulton se faqja nuk punon duke shtuar dyshimet se pretendimet e hakerave janë të vërteta. Deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore shqiptare.

Hakerat iranianë vijojnë të jenë problem për sigurinë kibernetike të vendit, pavarësisht se ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi të dhëna që e rendisnin vendin tonë në pozicionin e nëntë për sigurinë kibernetike. Versus.al

