Florian Haçkaj, aktivisti i Organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë", ka rrëfyer së fundmi një episod të trishtueshëm nga e shkuara duke e lidhur edhe me publikimet e fundit të dosjeve të pedofilit Jeffrey Epstein ku janë të përfshirë personazhe të njohur të fushave të ndryshme.
Haçkaj rrëfen sesi në 1996-ën, në Shqipëri nëpërmjet një ‘kishe moderne’ maskonte aktivitetin e tij të turpshëm një person i cili duke e paraqitur të gjithën si ‘kurs anglishteje’, tentonte të joshte fëmijët të cilëve u kërkonte edhe ta thërrisnin ‘baba’ .
Ndër të tjera, aktivisti tregon se ai dhe persona të tjerë nuk kishin pranuar, por mes tyre kishte qenë një djalë të cilin e merrnin në shtëpi dhe në fund një shtetas anglez dhe një grek u arrestuan nga policia për pedofili. Me anë të këtij rrëfimi, Haçkaj bëri thirrje që prindërit në Shqipëri të jenë gjithmonë e më pranë fëmijëve, ndërsa ngriti shqetësimin se rrjete të tilla mund të vijojnë të ushtrojnë krime të tilla ende në Shqipëri.
Postimi i Haçkajt:
PEDOFILET NE SHQIPERI
Ne 1996 shkonim në një kurs anglishteje që i organizonte një tip "kishe moderne". Ne femijë ishim e kënaqeshim që pinim coca cola, mësonim anglisht, luanim dhe hanim sanduice. Ky pisi qe drejtonte këtë kishen thoshte: më therrisni baba... sigurisht qe nuk e beme kurre se sido qe ishim femijë, ngjante cuditshëm.
Ishte nje djale te cilin keta e merrnin në shtëpi dhe ne mendonim "kushedi cfarë lodrash ka" dhe "pse nuk na marrin edhe ne". Falë Zotit që nuk na merrnin e keqardhje pa fund për atë djalin e ndoshta të tjerë pasi këto pisa dolen ne lajme se ishin kapur nga policia e se ishin pedofile. Dy qenie të ndyra, njeri anglez e njëri grek. Me siguri rrjete të tilla ka pasur pa fund ne Shqiperi e ndoshta ka ende...
Teksa ne fokusohemi tek emra e terma si, epstein, soros, diplomatet, të huajt, kultura perendimore, liberalët, konservatorët... këto gjera vazhdojnë të ndodhin !!!
Familja nuk është term, familja nuk eshte teori, FAMILJA JETOHET !!! Me të mirat e veshtiresite që sjell me vete !!!
Është detyra jonë si prinder të jemi aty për fëmijet tanë sido që ta sjellë jeta dhe të mos jemi kritikë por dëgjues për veshtiresitë që ata mund te hasin, larg qofte edhe me gjera si keto me lart.
Duhet të duam femijët, veten, kulturën tonë e familjen e madhe shqiptare e te ruajmë njeri tjetrin nga ndikime të ndyra si këto qe po shohim e po degjojmë përherë e me shumë!! Versus.al

