Pas përfundimit të grumbullimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit vijuan aksionin e tyre me një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.
Mijëra qytetarë u nisën përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur të ndezura dritat e telefonave dhe duke kënduar “Dua më shumë Shqipërinë”. Si edhe në ditët e mëparshme, marshimi solli kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve kryesore të Tiranës.
Protesta po vijon si pjesë e kundërshtimeve ndaj projektit turistik të planifikuar në zonën e Zvërnecit./Versus.al


