AKTUALITET /

Përplaset nga “Benz”-i në Pogradec, ndërron jetë 80-vjeçari në spital

Si pasojë e përplasjes, ai ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Shkruar nga Versus

Përplaset nga “Benz”-i në Pogradec, ndërron jetë

Një 80-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur në fshatin Udënisht, në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është përplasur nga një automjet tip “Benz” teksa po kalonte rrugën gjatë mesditës së sotme.

Si pasojë e përplasjes, ai ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 80-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit në kryeqytet.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me ngjarjen./Versus.al

 

Poll