AKTUALITET /

Përplasi për vdekje 2 fëmijët, Radaçi u largua nga vendngjarja me vrap! Çfarë deklaroi pas arrestimit

Shkruar nga Versus

Përplasi për vdekje 2 fëmijët, Radaçi u largua nga

Detaje të tjera kanë dalë në pah nga tragjedia e ndodhur pasditen e sotme në Durrës ku 57 vjeçari Nikoll Radaçi përplasi për vdekje 2 të mitur dhe la të plagosur rëndë një tjetër fëmijë.

Pamjet e kamerave të sigurisë të një lokali treguan momentin kur shoferi doli i tmerruar nga makina pas aksidentit që kishte bërë. Radaçi, pas aksidentit tragjik, është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, me qëllim që të arratisej.

Por një patrullë policie arriti ta arrestonte pranë vendit të ngjarjes vetëm pak minuta më pas. Pasi u arrestua, ai tha se ishte larguar nga vendngjarja pasi ishte shokuar. Versus.al

Poll