MAGAZINË /

Miri ndryshon mendim për deklaratën e tij: Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin

Këngëtari tha se ishte lënduar nga fakti se Selin e përdori aleancën e tyre si strategji loje për të.

Shkruar nga Versus

Miri ndryshon mendim për deklaratën e tij: Nuk dua që vajza ime

Deklarata e bërë nga Armir Shahini gjatë kohës kur ishte në Big Brother VIP 5 ku shprehej “Do doja shumë që vajza ime të bëhej si Selin kur të rritej”, u rikthye në vëmendje gjatë intervistës së dhënë nga reperi për “S’e luan topi”.

Këtë herë, Miri e ndryshoi qëndrimin duke thënë se nuk dëshironte që vajza e tij t’i ngjante Selin duke shprehur edhe hatërmbetjet që ende ka ndaj balerinës e cila u shpall fituese e edicionit të pestë.

“Nuk vazhdoj ta mendoj kështu (i referohet deklaratës në BBV). Ashtu siç doli të paktën, jo me thënë të drejtën. Siç ishte në BBV them. Unë po e thoja ashtu siç po e jetonim në BBV kur e thash. Ato cilësi i ka por ka edhe disa cilësi të tjera.

Unë nuk dua që vajza ime të ketë të gjitha cilësitë që shfaqi aty. Ato cilësi të fillimit i ka Selin të vetat, nuk është e shtirur. Ato që i kam thënë, i kam thënë me shpirt”, tha mes tjerash anëtari i "West Side Family". Versus.al

Poll