Shoferi i arrestuar për tragjedinë që shkaktoi në Durrës ka shprehur keqardhjen e thellë duke thënë se nuk e meritonte të jetonte më.
Në dëshminë e dhënë para policisë, Radaçi ka pranuar se kishte konsumuar alkool para ngjarjes dhe se nuk mbante mënd asgjë se çfarë kishte ndodhur.
“Nuk mbaj mend asgjë. Çfarë ka ngelur të them. Mora në qafë fëmijët. Nuk e meritoj jetën. Pata pirë para ngjarjes”, ka thënë mes të tjerash Radaçi.
Burime nga policia bëjnë me dije se ai është në gjendje të rënduar psikologjike. Po ashtu mësohet se testi i alkolit e nxorri 0.7 % sasinë e alkolit të konsumuar nga Radaçi para aksidentit. Versus.al


