Live Updates /

Shokohet Durrësi! Makina përplas 3 fëmijë teksa luanin, humbin jetën 2 prej tyre! Pranga shoferit të dehur

*Durrësi u trondit pasditen e sotme pasi një aksident me makinë u mori jetën 2 fëmijëve 10 vjeçarë, ndërsa la të plagosur rëndë një tjetër të mitur. *Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20 në lagjen nr.15 të njohur si zona e Kënetës ku tre fëmijë të mitur ishin duke luajtur në trotuar në momentin që një makinë tip Benz ML kaloi me shpejtësi dhe i përplasi. *Në pranga ka rënë shoferi i automjetit 57 vjeçari Nikoll Radaçi ndërsa fëmija i plagosur u transportua drejt Spitalit të Traumës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes shokuese.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

5 Postime
36 MINUTA ME PARE

2 vëllezër dhe tjetri kushëri, banorët tregojnë detaje shokuese nga aksidenti që u mori jetën fëmijëve

Shokohet Durrësi! Makina përplas 3 fëmijë teksa luanin,

Tre fëmijët të cilët po luanin me top në momentin kur u goditën nga një automjet tip “Benz ML” ishin 2 vëllezër dhe një kushëri. Mësohet se ka humbur jetën njëri prej vëllezërve dhe kushëriri, ndërsa vëllai tjetër është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.

Banorët e zonës kanë treguar detaje tronditëse lidhur me ngjarjen makabër që u mori jetën dy 10 vjeçarëve.

“I kam kushërinj prindërit e tyre, makina erdhi me shpejtësi maksimale. I ka goditur dhe i ka copëtuar. Po luanin me top. Babën e vet e ka në Itali, e ka të sëmurë. Ata dy të shtëpisë tjetër janë vëllezër, njëri ka shpëtuar. Në Tiranë është dërguar.”, u shpreh njëri prej banorëve. Versus.al

51 MINUTA ME PARE

“O Zot çfarë kam bërë!” Del video tronditëse e aksidentit ku vd*qën 2 fëmijë, ulërima nga banorët

Shokohet Durrësi! Makina përplas 3 fëmijë teksa luanin,

Momenti kur ndodhi aksidenti tragjik ku makina përplasi 2 fëmijë ditën e sotme në Durrës, është filmuar nga kamerat e sigurisë së njërës prej banesave pranë. Pamjet tregojnë momentin e rëndë kur makina përplas fëmijët, ndërsa shoferi Nikoll Radaçi del nga mjeti dhe i shokuar thotë: O Zot i madh çfarë kam bërë! Në atë moment banorë të tjerë mbërrijnë dhe dëgjohen ulërima pasi shohin fëmijët në tokë.

Sipas informacioneve paraprake, shoferi ishte në gjendje të dehur teksa drejtonte makinën. Ndërsa kjo nuk ishte hera e parë që ai qarkullonte me shpejtësi në lagje pasi banorët kanë deklaruar se shpesh e kishin paralajmëruar. Versus.al

1 ORE ME PARE

U mori jetën 2 fëmijëve dhe plagosi 1 tjetër, del FOTO e shoferit! Ishte i dehur në timon

Shokohet Durrësi! Makina përplas 3 fëmijë teksa luanin,
Nikoll Radaçi

Në media është publikuar foto e shoferit 57 vjeçar, Nikoll Radaçi i cili shkaktoi aksidentin tragjik të pasdites së sotme në Durrës ku humbën jetën 2 fëmijë 10 vjeçarë dhe u plagos një tjetër.

Dyshohet se 57 vjeçari ka qenë i dehur në timon në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Banorët shprehen se e kishin paralajmëruar Radaçin që të ecte më ngadalë, por ky i fundit nuk i kishte dëgjuar. Versus.al

2 ORE ME PARE

Përplasi për vdekje 2 fëmijë me Durrës, makina qarkullonte me shpejtësi të lartë

Shokohet Durrësi! Makina përplas 3 fëmijë teksa luanin,
Foto nga vendngjarja

Një tragjedi ndodhi pasditen e sotme në zonën e Kënetës në Durrës ku një automjet tip fuoristradë përplasi 3 fëmijë teksa këta të fundit po luanin pranë rrugës.

Për pasojë 2 prej fëmijëve ndërruan jetë ndërsa fëmija i tretë u transportua për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Burime bëjnë me dije se shkak për tragjedinë u bë shpejtësia e lartë e automjetit që kreu aksidentin e rëndë. Versus.al

2 ORE ME PARE

Tragjedi në Durrës / Makina përplas 3 fëmijë, 2 prej tyre humbin jetën

Shokohet Durrësi! Makina përplas 3 fëmijë teksa luanin,
Foto nga vendngjarja

DURRËS – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një aksident rrugor i ka marrë jetën 2 fëmijëve të mitur. 

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen 15, ku një automjet ka përplasur të miturit, duke u shkaktuar plagë fatale. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, fëmijët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, banor i zonës, është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Poll