Në orët e para të mëngjesit, në një nga lagjet e qeta të Selanikut, një plan i rrezikshëm përfundoi në mënyrën më tragjikisht ironike të mundshme: një grua 38-vjeçare humbi jetën kur bomba që po përpiqej të vendoste pranë një bankomati, shpërtheu në duart e saj.
Pamjet e kamerave të sigurisë zbulojnë një skenar që duket i nxjerrë nga një film me skenar të dobët: autorja vendos çantën pranë bankës, largohet, por... bomba nuk bindet. Kthehet një herë. Asgjë. Kthehet për herë të dytë, dhe këtë herë, teknologjia e improvizuar vendos të reagojë – fatkeqësisht, në mënyrën më brutale. Shpërthimi i pret dorën dhe i shkakton plagë të rënda që rezultojnë fatale gjatë transportit për në spital.
Ngjarja ndodhi në një zonë të populluar, përpara një ndërtese ku ndodhej një filial banke. Shpërthimi la gjurmë të dukshme në mure, dyqane, makina dhe rrugë – dëshmi e dhunës së një akti që për fat të mirë nuk preku të tjerë.
Njësitë e antiterrorit dhe mjekësisë ligjore punuan për orë të tëra për të mbledhur çfarë kishte mbetur nga skena. Hetimet tashmë janë në vijim, dhe sipas burimeve policore, e ndjera nuk ishte e panjohur për autoritetet – një “CV” me aktivitete që varionin nga grabitjet, falsifikimet dhe trafikimi i drogës, deri te prostitucioni dhe armëmbajtja pa leje.
Burime policore kanë deklaruar se ka filluar një hetim penal pasi 38-vjeçarja kishte qenë e përfshirë në vepra të tjera penale në të kaluarën si pjesëmarrje në grabitje, falsifikim, prostitucion, trafikim lëndësh narkotike dhe posedim armësh.








