AKTUALITET /

Po pushonte në liqenin e Pogradecit, humb jetën nga infarkti i moshuari

Ekipi mjekësor ka kryer për disa minuta manovrat e reanimimit, duke tentuar ta rikthente në jetë, por fatkeqësisht i moshuari nuk ka arritur të mbijetojë dhe është konstatuar i pajetë

Shkruar nga Versus

Po pushonte në liqenin e Pogradecit, humb jetën nga infarkti i

Një i moshuar ka humbur jetën këtë të premte në plazhin e Pogradecit, pasi dyshohet se ka pësuar infarkt teksa ndodhej buzë liqenit.

Sipas informacioneve paraprake, pushuesit kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa mjekët që ishin në shërbim në plazh kanë ndërhyrë menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë.

Ekipi mjekësor ka kryer për disa minuta manovrat e reanimimit, duke tentuar ta rikthente në jetë, por fatkeqësisht i moshuari nuk ka arritur të mbijetojë dhe është konstatuar i pajetë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Versus.al

Poll