AKTUALITET /

VIDEO/ Stuhia shkul çatinë e një pallati në Sarandë, tjegullat dhe dërrasat e rëna dëmtojnë automjetet e parkuara. Banorët apel për ndërhyrje

Pjesë të çatisë, tjegulla dhe dërrasa kanë rënë në rrugë, duke dëmtuar automjetet e parkuara poshtë pallatit dhe duke rrezikuar sigurinë e kalimtarëve

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Stuhia shkul çatinë e një pallati në Sarandë,

Stuhia e fuqishme që goditi Sarandën ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Era e fortë ka shkulur pothuajse tërësisht çatinë e godinës, duke lënë apartamentet e katit të fundit të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike.

Pjesë të çatisë, tjegulla dhe dërrasa kanë rënë në rrugë, duke dëmtuar automjetet e parkuara poshtë pallatit dhe duke rrezikuar sigurinë e kalimtarëve.

Pas stuhisë së të martës, pallati ka pësuar dëme të shumta. Kati i fundit është krejtësisht në qiell të hapur. Makinat janë dëmtuar nga rënia e tjegullave dhe dërrasave.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të siguruar objektin, për të shmangur rrezikun për banorët dhe kalimtarët, si edhe për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia./Versus.al

 

Poll