AKTUALITET /

Protesta para Kuvendit, mbi 23 të shoqëruar nga policia dhe 17 të lënduar. Mes tyre dhe efektivë policie

Nga përplasjet kanë mbetur të lënduar gjithsej 17 persona, mes tyre 6 efektivë policie dhe 11 protestues. Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu përdorën ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa më pas shoqëruan në komisariat 23 persona.

Shkruar nga Versus

Protesta para Kuvendit, mbi 23 të shoqëruar nga policia dhe 17 të

Është rritur në 23 numri i personave të shoqëruar nga Policia e Shtetit pas protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Demonstrata, që zgjati për disa orë, degjeneroi në momente kaosi, ku protestuesit u përplasën me efektivët e policisë. Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu përdorën ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa më pas shoqëruan në komisariat 23 persona.

Nga përplasjet kanë mbetur të lënduar gjithsej 17 persona, mes tyre 6 efektivë policie dhe 11 protestues.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të plagosurit morën ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Traumës.

Autoritetet bëjnë me dije se të gjithë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e incidenteve dhe përgjegjësive të personave të përfshirë në përplasjet e ndodhura gjatë protestës./Versus.al

 

 

 

Poll