
Prokuroria e Posaçme goditi sot 2 grupe të fuqishme të përfshira në pastrimin e parave dhe trafikun e drogës. Paratë investoheshin kryesisht në biznesin e ndërtimit. Por mes emrave për të cilët u lëshua urdhër arresti, ishte edhe ai i Artur Shehut, personit që pak kohë më parë doli në dritë si pronar pretendues me mbi 400 hektarë tokë në Zvërnec.
Dosja hetimore e SPAK, ka zbardhur disa komunikime mes anëtarëve të grupit kriminal të cilët diskutojnë për prona, konkretisht edhe për Zvërnecin.
Nga komunikimet në SkyEcc të shoqëruar dhe me këqyrjet e sistemit TIMS provohet që personi nën hetim Adrian Rama ka udhëtuar drejt Stambollit për tu takuar me personi nën hetim Artur Shehu në periudhat korrik-shtator 2020.
Në komunikimet që përdoruesi Adrian Rama zhvillon me përdoruesin Elton Memeti, në datën 07.07.2020, Adriani i tregon për një bisedë që ka bërë me një person i cili është personi nën hetim Artur Shehu.
Personi në fjalë i kërkon mos të flasë fare në telefon me të as për lekë, as për shtëpi, as për toka dhe as për “Bunen”, por duhet të presë sa të takohen nga afër.
Në vazhdim të komunikimeve midis Elton Memeti dhe Adrian Rama, në datën 15.08.2020, ndërkohë që ndodhet në Stamboll, Rama i thotë Memeti se po shpreson që personi me të cilin është në Stamboll ta mbyllë (marrëveshjen) me turqit, pasi kjo do ishte në interesin e tyre, por duhet të presin se akoma janë në bisedime.
Gjithashtu Adrian Rama komunikon me Alfredo Hamzai se duhet të jenë në Vlorë “me shku në Zvërnec se shkojnë ca miq me pa pronat me gomone”.
Pjesë nga bisedat:
Rama: Vila po mthot kusho qe te djelen te henen duhet te jesh ne vlor. Sepse duhet me shku ne zvernec me par ato pronat me gomone. Se vij. Ca miq. .do te mari. Dhe ai miku jot ne tel mtha kusho. Ai miku jot nga tr.
Hamzai– Te mer ne tel dh ai vet.
-Do vij dhe cob me ty mtha
-Klodi
-Ok vlla.
Në lidhje me muajin shtator në datën 05 shtator 2020 Adrian Rama i komunikon Alfredo Hamzait se ka të “fala nga kusho dhe se ai do të rrijë ca ditë aty”.
-Mir vlla ja ktej te fala ke nga kusho.
-Mir te fala ke.
Dijenia e personave nën hetim Leonard Bishaj, Artur Shehu e Arben Ismailaj mbi pjesëmarrjen e personave nën hetim Ardian Zykaj dhe Alfredo Hamzai në veprimtari të trafikitmit të narkotikëve rezulton edhe nga komunikimet që kryhen ndërmjet personit nën hetim Alfredo Hamzai dhe Adrian Rama nëpërmjet aplikacionit SkyEcc, provohet që ata kanë biseduar në prani të Çobos (shtetasit Leonard Bishajt) në lidhje me aktivitetin kriminal dhe se ata kërkojnë kafe dhe lekë dhe se ky i ka referuar këto biseda tek “bune” dhe ata kërkojnë pjesë.
Ata komunikojnë edhe për porosi që “kusho” iu jep për të takuar disa shtetas të huaj në lidhje me pronat që kanë në Zvërnec, nga kuptohet që personat nën hetim bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në investime dhe kanë dijeni për veprimet që kryhen me pronat e tyre, veprime të cilat të ndërlidhura dhe me aktivitetin kriminal dhe mënyrën se si kryhen veprimet tregojnë dijeninë e personave nën hetim Artur Shehu, Arben Ismailaj e Leonard Bishaj dhe përfshirjen e tyre në aktivitetin kriminal të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Në tërësi nga këto biseda përftohen të dhëna që personat nën hetim Artur Shehu dhe Alfredo Hamzai të kenë përfituar toka në Zvërnec dhe janë angazhuar për t’i zhvilluar këto prona.
7B9F5E (Alfredo Hamzai alias Genci Bedini): Qe ne behar me tha punet qe beni bashk me tha cobua me tha, duke shitur mall cdo muaj, kafen time edhe te kushos mos e harroni
7B9F5E: Nuk esht ne terezi nga mend bunia
7B9F5E: Ka llogari me mua do te ve llogari kot pa lidhie projektet tona dua pies thot
7B9F5E: Po ate po ben esht legen fare
7B9F5E: E shiti esht legen fare, lek i kam dhen
7B9F5E: Se si do ystifikoj leket qe ka mare
7B9F5E: Shiko ase ne sy te cobos mos bej muhabete pune
7B9F5E: Ai si more cdo gje ja thot
7B9F5E: Folem ne behar ne sy te cobes muhabet malli te gjitha ja kish then bunes
7B9F5E: Shesin malll cdo muaj ata po punojn
7B9F5E: O vllla jane m. fare , dua te kerkojn lek gjithmon duan pies jeni ne pune asnji gje vlla atij boll lek i ke dhen e bere me hotel e cdo gje cdo me ai pler
L0S9EF: O vllla u ka then cobo morrri ne behar nga muhabetet qe degjoj ne tavolin
7B9F5E: Po ti u thua nuk kemi ber pune
30T4KH (Adrian Rama): Cpb vlla degjo se paska qen ai shoku jot prap te indjani dhe paska fol per zvernecin per cmim toke po mos i thuj gje si qysh tek qe mos prishim pun sepse po me marin ne tel mua tani dhe mkan kerku cmimin e tokes vetem mer vesh cfar cmimi mund te ken fol ato se kan fol per token tate dhe per tokat e tj ne vl
30T4KH: Vetem thjesht put me cfar cmimi kan ber biset sepse kusho po i jep cmim tani. Dhe esht halli mos dalim bllof ca kan fol ato me kupton
30T4KH: Kan fol ato per cmim per palasen tek ty dhe per ne zvernec
30T4KH: Sepse po flasin me kushon direkt te tel ato dhe ka hall kusho mos del bllof me cmimin qe mund te jen fol ato vlla kupton
30T4KH: Pyti njeher ato kan fol ca cmimi se mos del bllof me cmimin qe do japi kusho kupton vlla
30T4KH: Ok vlla.
30T4KH: Ok vetem pyte ke fol gje per cmim.
30T4KH: Vetem kaq
30T4KH: Ka fol dhe per palasen ai ndoshta ka fol per token tende
30T4KH: Tani per palasen ca do te besh qe ti kthej pergjigje ktyre ca cmimi ti jap
30T4KH: Do ti japesh cmim ktyre per tu fut apo do flasin ato shoket me ate direkt ?
30T4KH: Per ca dush ti per blerje ose per tu fut ne uminvestim
30T4KH: Si ta keeh ti per mbar
30T4KH: Se kusho po flet direkt ne tel me ate dhe i kerkoj cmim per tokat mtha dhe per palas dun cmimin
30T4KH: Ok investim jan gati
30T4KH: Investim dun dhe ato.
30T4KH: Prandaj po te pys se po pysin ato
30T4KH: Kto jan gati qe neser me mar dhe me nis per angli dhe mthot 50 me 50 dhe i heq ky te gjitha atje
30T4KH: Jan gati per bashkpunim. Kto dhe kan heqje te fort atje se kam punu me perpara atje dhe i ka anglez te gjith ecen shpejt shum
Referuar komunikimeve të kryera në SkyEcc ku përftohen të dhëna që personi nën hetim Artur Shehu ka përfituar pasuritë me anë të falsifikimeve, që personi nën hetim interesohet për të zhvilluar/investuar pasurinë në Zvërnec me personin tjetër nën hetim Alfredo Hamzai, duke dërguar shtetas të huaj për të parë këtë pasuri, duke qenë të shoqëruar nga personat e tjerë nën hetim Adrian Rama; janë kryer veprimet përkatëse kryesisht me pasuritë me nr. 1/1, zona kadastrale 3951 Zvërnec dhe nr. 262 zona kadastrale 1007 ndodhur në Akërni, Vlorë, në lidhje me mënyrën e përfitimit të kësaj pasurie si dhe veprimet e kryera në lidhje me këto pasuri.
Për të regjistruar pasurinë me nr. 262, zona kadastrale 1007 Akërni, rezultojnë të jetë zhvilluar një proces gjyqësor, referuar të dhënave të cilat rezultojnë nga vendimi gjyqësor me nr. 3569, datë 06.10.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, me paditës shtetasin Pëllumb Petritaj dhe të paditur Agjensia e Trajtimit t Pronave dhe person të tretë Anisha Habilaj, Avni Delvina, Mihallaq Mocka, Vllasi Mocka, Minella Balliu, Avokatura e Shtetit, me objekt: “Ndryshim i vendimit nr.1341, dt.30.11.2011 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke “Njohur të drejtën e pronësisë në emër të subjektit të shpronësuar Seit Shehu (trashëgimtarëve të tij ligjorë) për pronën e quajtur kullota “Dalan” ndodhur në fshatin Zvërnec,
Komuna Qendër, Vlorë me kufij: Jug-Kanali, Perëndim-Deti, Lindje-Gjoli i Nartës, Veriu-Hidrovori, si dhe kthimin fizik të saj”.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 3801, datë 10.04.2013 ka vendosur: “Rrëzimin e padisë si të pambështetur në ligj e në prova”.
Gykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 2643, datë 17.12.2013 ka vendosur: “-Ndryshimin e vendimit nr. 3801, datë 10.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt:-Pranimin pjesërisht të padisë së paditësit Pëllumb Petritaj.-Njohjen e të drejtës së pronësisë në favor të trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar Seit Shehu për pronën e ndodhur në fshatin Zvërnec, Komuna Qendër Vlorë me sipërfaqe 156 ha dhe kthimin fizik të kësaj sipërfaqe me kufijtë natyrorë Veri-Kanali i Hidrovorit, Lindje-Liqeni i Nartës Jug-Kanali i Ndërmarrjes së Peshkimit; Perëndim-Brezi Ranor që e ndan me Detin Adriatik (sipas planvendosjes grafike të përcaktuar në Shtesën e Aktit të Ekspertimit dt.18.12.2012 bashkëngjitur akt ekspertimit faqe 80,81 e dosjes gjyqësore).-Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër”.
Me anën e këtij vendimi është aplikuar nga shtetasi Pëllumb Petritaj në Zyrën e Regjistrimit të pasurive të paluajtshme Vlorë, e cila ka vendosur regjistrimin e kësaj pasurie me nr. 262, zona kadatrale 1007 me sipërfaqe 156 ha. Versus.al

