AKTUALITET /

Qeli luksoze për të dënuarin në Peqin? Reagon Drejtoria e Burgjeve: E pavërtetë, nuk ka ambiente të tilla

Shkruar nga Versus

Qeli luksoze për të dënuarin në Peqin? Reagon Drejtoria e

Pas një videoje të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku pretendohej se ishte filmuar një qeli brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve.

Teksa në pamje dukeshin pamje nga një qeli “luksoze” për të cilën thuhej se ishte e një prej miqve të Ervis Martinaj, në reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme theksohet se pas verifikimeve të kryera, që prej datës 30 prill 2026 nuk ekziston një ambient i tillë në burgun e Peqinit.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me materialin e publikuar në media dhe rrjete sociale, ku pretendohet se një ambient i paraqitur në video si luksoz ndodhet në IEVP Peqin dhe përdoret nga një i dënuar sqarojmë opinionin publik se, pas verifikimeve të kryera, rezulton se nga data 30 prill 2026 e në vijim nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë ambient i tillë në IEVP Peqin.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e hapur ndaj çdo verifikimi institucional dhe fton mediat, gazetarët dhe çdo person që disponon informacion shtesë mbi rastin të bashkëpunojë me autoritetet kompetente për zbardhjen e plotë të fakteve.

Informimi i publikut mbi çështje me interes të lartë duhet të mbështetet në të dhëna të verifikuara dhe në paraqitjen e saktë të rrethanave të çdo rasti. Versus.al

Poll