
Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës nën dyshimin se që prej datës 28 nëntor të këtij viti kishin mbajtur peng në një apartament, një shqiptar të Kosovës të cilit i kishin kërkuar 70 mijë euro në këmbim të lirisë.
Në pranga kanë rënë: J. Z., 25 vjeç, O. Ç., 18 vjeç dhe V. A., 35 vjeç, të tre banues në Vlorë. Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpnim me njëri-tjetrin kanë dhunuar shqiptarin nga Mitrovica, F.X, 39 vjeç duke e mbajtur të mbyllur në një apartament ku i kërkonin shumën e majme në këmbim të lirimit.
Shqiptari nga Kosova i cili prej 2 javës mbahej peng, i është nënshtruar trajtimit të nevojshëm mjekësor. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në zotërim të njërit prej të arrestuarve J. Z., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë. Versus.al

