AKTUALITET /

Protesta e 26-të, mijëra qytetarë mblidhen para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e qverisë

Aktivistja Sidorela Vatnikaj, renditi kërkesat politike të protestës, ku në krye të saj është dorëheqja e qeverisë e më pas krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12 muaj e cila do të përgatisë vendin për zgjedhje

Shkruar nga Versus

Protesta e 26-të, mijëra qytetarë mblidhen para

Në ditën e 26-të, mijëra qytetarë janë mbledhur sërish këtë mbrëmje në sheshin para Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Me pankarta dhe flamuj kuq e zi, protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin “Skënderbej” e më pas iu drejtuan Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në protestë marrin pjesë, të rinj e të reja, qytetarë të moshave të ndryshme, të shoqëruar me fëmijët e tyre.

Ata kërkojnë që kjo klasë politike e vjetër të largohet dhe vendin e saj ta zënë të rinjtë.

Në nisje të mitingut, aktivistja Sidorela Vatnikaj, renditi kërkesat politike të protestës, ku në krye të saj është dorëheqja e qeverisë e më pas krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12 muaj e cila do të përgatisë vendin për zgjedhje.

Pesë kërkesat e protestës

1. Dorëheqja e qeverisë

Kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Kryeministrit Edi Rama dhe e gjithë kabinetit qeveritar.

2. Qeveri teknike tranzitore

Propozohet krijimi i një qeverie teknike jopartiake me mandat 12-mujor.

3. Kushtetutë e re

Kërkohet hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazi para ligjit dhe miratimi i saj me referendum popullor. Në këtë kuadër përfshihet:

ndryshimi i Kodit Zgjedhor

ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike

kufizimi i mandatit të Kryeministrit në maksimum dy mandate gjatë jetës politike të një individi

4. Paketë ligjore ekonomike dhe mjedisore

Kërkohet:

anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”

anulimi i ligjit për “Trashëgiminë Kulturore”

shfuqizimi i “Paketës së Maleve”

shfuqizimi i ligjit për “Investimet Strategjike”

5. Kontratë e re sociale

Kërkohet hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, përmes konsultimeve me ekspertë, intelektualë dhe qytetarë të propozuar nga vetë protesta.Versus.al

 

 

 

Versus.al

Poll